Paneli për banim, ministri Aliu flet mbi punën e MMPHI-së dhe projektet e ardhshme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në panelin për infrastrukturë, banim dhe mjedis të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur mbi punën e dikasterit që ai udhëheq gjatë katër viteve të qeverisjes. Ndër problemet që ai ka përmendur që kanë hasur gjatë punës kanë qenë borxhet e trashëguara, kontratat e…

Lajme

05/10/2024 19:55

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në panelin për infrastrukturë, banim dhe mjedis të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur mbi punën e dikasterit që ai udhëheq gjatë katër viteve të qeverisjes.

Ndër problemet që ai ka përmendur që kanë hasur gjatë punës kanë qenë borxhet e trashëguara, kontratat e mëhershme, me të cilat janë përballur si t’i auditojnë dhe disa prej tyre edhe t’i ndërpresin, lejet për hidrocentralet.

Ai ka folur edhe rreth projekteve të rëndësishme në infrastrukturë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kyçja nëpër korridore nëpër Kosovë, në veçanti kyçja në korridorin Jon-Adriatik që lidhet me portin e Durrësit dhe portin e Tivarit me gjithë rajonin, e krijon një qasje krejtësisht ndryshe të zhvillimit ekonomik. Deri më tash e kemi vetëm një – lidhjen hekurudhore nga Prishtina që synohet të shkohet drejt Shkupit dhe të lidhet me korridorin tetë dhe dhjetë që të mund të arrijnë hyrjen e mallrave e nevojshme për Kosovën. Ky është një stacion i fundit për portin e Selanikut dhe Kosova qëndron në vend transiti. Në momentin që mund të arrijmë ta krijojmë këtë linjë të komunikimit me korridorin Jon-Adriatik dhe Portin e Durrësit, i cili aktualisht i ka 30 për qind të mallrave që vijnë vetëm për Kosovën, menjëherë rajoni i Prishtinës, Ferizajt, do ta krijojë mundësinë që i gjithë rajoni do të arrijë të komunikojë në transportin detar përmes Prishtinës dhe Fushë Kosovës”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu ka folur edhe mbi punën për zhvillimin e mjedisit, ka përmendur problemet me mungesën e ujit dhe vërshimet për të cilat tha se duhet të ndalohen përmes ndërtimit të rezervuarëve në të ardhmen, teksa për parqet tha se janë në hartim të parkut të Sharrit, në mënyrë që ato të shfrytëzohen në menytë sa më të qëndrueshme.