Pandat, parashikueset e Botërorit
Pandat e vogla do të jenë parashikuese të Botërorit të Brazilit. Në Kinë, këto kafshë do të përdoren për ta bërë parashikimin e rezultateve, duke e zëvendësuar kështu oktapodin e famshëm Paul, që i parashikonte saktë rezultatet e Botërorit 2010.

Sport
Ju kujtohet okdapodi Paul? Kafsha e famshme që e kishte parashikuar Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut nuk jeton më, fatkeqësisht, pasi kishte ndërruar jetë në një akuarim gjerman, pasi ishte bërë i famshëm pasi i kishte parashikuar saktë rezulatet e përfaqësueses gjermane dhe finalen e Botërorit të kaluar.
Tash, për Brazil 2014, zoologët në Kinë e kanë zgjedhur një kafshë pasardhëse psikike, për ta parashikuar evenimentin më të madh të futbollit botëror.
Pandat fëmijë do të përdoren për ta vendosur saktë se kush do të fitojë. Në fazën e grupeve, raporton South China Morning Post, do të vendosen tri kuti me bambú (lloj ushqimi), duke vendosur se cili ekip do të fitojë, do të humb apo loja do të përfundojë baras.
Jashtë kutive do të vendosen flamujt e ekipeve. Atë që do ta zgjedh panda, do ta fitojë lojën.
Kjo e përditshme kineze e ka një hall: pandat janë dembele dhe mund të kalojnë orë të tëra për ta zgjedhur ekipin fatlum, ndryshe nga procesi i shpejtë që kishte shkuar me oktapodin e famshëm, Paul.