Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Diplomati kinez shkel mbi shpinat e vendësve
Një foto ku shihet ambasadori kinez duke ecur mbi kurrizin e njerëzve në ishullin e Paqësor, Kiribati, ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale.
Fun
Ky imazh u publikua nga një diplomat i lartë amerikan, i cili e cilësoi këtë akt si vandal, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë çështje reagoi sot edhe Pekini zyrtar, duke hedhur poshtë kritikat e ngritura.
Ministria e Punëve të Jashtme kineze tha se ambasadori i saj, Tang Songgen po merrte pjesë në një ceremoni tradicionale të mirëseardhjes dhe ky veprim është rit tradicional. /Lajmi.net/
