Pamjet nga qielli tregojnë riprodhimin e anijes së Titanikut nga kinezët

Konstrukti i një kopjeje të Titanikut në Kinë është afër përfundimit pasi investitorët vazhdojnë të shpenzojnë miliona në projekt.

Fun

18/02/2019 23:00

Imazhet e reja nga ajri zbulojnë se kopja e anijes së fundosur më 1912 po merr formë pas fillimit të projektit në 2016, transmeton lajmi.net.

Kopja e anijes luksoze për pasa gjerë, në të cilën humbën jetë 1.500 njerëz, do të jetë pjesë e një parku madhështor në Sichuan, në jugperëndim të Kinës dhe po riprodhohet me përpikëri.

Romandisea, kompania që po ndërton anije, kishte planifikuar fillimisht të fuste një simulim të teknologjisë së lartë për t’i lejuar turistët të rifitonin momentin kur anija goditi ajsbergun.

Por investitorët duhej ta braktisnin planin pasi anëtarët e familjes së viktimave dhe të mbijetuarve të Titanikut e quajtën idenë “tronditëse”. /Lajmi.net/