Pamjet e para të AUDI RS3

13:55 | 21 Maj 2019

Pas njoftimit të Mercedes me versionet A-Class dhe CLA-Class me 400 kuaj-fuqi, kompania prodhuese e automobilave i është kundërpërgjigjur me ‘Audi RS3’.

Besohet se vetura nga radhët e kompanisë ‘Audi’ do të ketë më shumë se 400 kuaj-fuqi, me aftësi për të arritur 100 km/h për 3.7 sekonda, transmeton lajmi.net.

Krahas modelit standard, analistët kanë pohuar se Audi do të prodhojë edhe modele të veçanta.

Sido që të jetë, spiunët kanë mundësuar fotografi të veturës, përgjatë periudhës së testimit. /Lajmi.net/