Pamjet e para pas rikthimit të Messi me kombëtaren e Argjentinës

Lionel Messi ka bërë atë që të gjithë tifozët e Argjentinës po e prisnin.

Sport

18/03/2019 16:19

Ylli i Barcelonës nuk ishte paraqitur në ndeshjet e kombëtares qysh nga përfundimi i kampionatit botëror dhe kthimi i tij ishte në pikëpyetje.

Kombëtarja e Argjentinës do të grumbullohet në Madrid për ndeshjen e saj miqësore me Venezuelen.

Për këtë ndeshje, lajm i madh është rikthimi i një prej më të mirëve në historinë e futbollit, Lionel Messi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pamjet e para, kur Messi mbërriti në Madrid për t’iu rikthyer kombëtares.

Kujtojmë se mbrëmë ai vërtetoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga më të mirët në histori, me het trikun e tij ndaj Real Betis. /Lajmi.net/