Pamje nga vendi ku shpërtheu bombola e gazit në Prishtinë, një person mbeti i lënduar

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në restaurantin “Rita’s” në Prishtinë. Si pasojë një person ka mbetur i lënduar. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për lajmi.net. “Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri…

Lajme

29/03/2025 18:53

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në restaurantin “Rita’s” në Prishtinë.

Si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar”.

Pamjet e publikuara nga Kallxo.com shfaqin dëmet nga vendi i ngjarjes.