Pamje të tmerrshme nga Beogradi, momenti kur një veturë godet qëllimshëm protestuesit anti-Vuçiq

Sot në Beograd pritet të mbahet një protestë e madhe kundër pushtetit, konkretisht presidentit Aleksandër Vuçiqit. E kjo, duket se ka nxitur bashkëpunëtorët e tij që në çdo formë të pengojnë këtë protestë. Në disa pamje të publikuara në internet, shihet se si një veturë e godet një grua në Beograd. Ndryshe, protestohet e ftuar…

Lajme

15/03/2025 11:55

Sot në Beograd pritet të mbahet një protestë e madhe kundër pushtetit, konkretisht presidentit Aleksandër Vuçiqit.

E kjo, duket se ka nxitur bashkëpunëtorët e tij që në çdo formë të pengojnë këtë protestë.

Në disa pamje të publikuara në internet, shihet se si një veturë e godet një grua në Beograd.

Ndryshe, protestohet e ftuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është bërë me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë.

Ata janë duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

VIDEO