Pamje të reja nga ngjarja ku kosovari vrau ish-gruan dhe partnerin e saj në Gjermani

9:13 | 19 Gusht 2019

Foto: Express.de

Mediet gjermane kanë publikuar fotografi të reja të ngjarjes që tronditi Gjermaninë.

Të shtunën, në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, ku një 43-vjeçar nga Kosova ka vrarë me thikëkuzhine  ish-gruan e tij 32-vjeçare dhe partnerin e saj 23-vjeçar.

Sipas mediumit gjerman “Express.de”, dyshja kosovare kishte probleme edhe më herët dhe kjo ishte arsyeja pse ishin ndarë, transmeton lajmi.net.

Madje sipas këtij mediumi 32-vjeçarja kosovare kishte kërkuar ndihmë për strehim në një qendër të grave pasi që 43-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj, dhe pas kësaj, ajo është dërguar në një qendër refugjatësh ku edhe dyshohet se ajo ishte në lidhje me 23-vjeçarin nga Afganistani.

Lexo edhe: 

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që tronditi Gjermaninë

Sipas raportimeve të medieve gjermane, në momentin e krimit ishte edhe vajza dymuajshe, e cila fatmirësisht i shpëtoi këtij krimi pasi që prindërit e kishin lënë në veturë duke fjetur.

Policia gjermane sipas “Express.de”, ende nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te ky krim, madje ende nuk dihet se si ka arritur kosovari ta bindë ish-gruan e tij që të dalin e të takohen, takim ky që i kushtoi me jetë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është arrestuar kosovari 43-vjeçar dhe sot pritet që gjykata të jap vendimin për të.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të shumë dëshmitarëve në stacionin hekurudhor të këtij qyteti. /Lajmi.net/