Pamje nga vendi ku u vetëvra afaristi Lulzim Kryeziu
Në orët e sotme të pasdites, u gjetë i vetëvrarë biznismeni i njohur kosovar, Lulzim Kryeziu. Menjëherë pas kësaj në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore së bashku me ato mjekësore dhe ato të forenzikës shkruan lajmi.net. Nuk janë bërë të ditura arësyet që kanë quar Kryeziun në vetëvrasje. Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve,…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/11/855222.png)
Lajme
Në orët e sotme të pasdites, u gjetë i vetëvrarë biznismeni i njohur kosovar, Lulzim Kryeziu.
Menjëherë pas kësaj në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore së bashku me ato mjekësore dhe ato të forenzikës shkruan lajmi.net.
Nuk janë bërë të ditura arësyet që kanë quar Kryeziun në vetëvrasje.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, konfirmuan rastin për vdekjen e sipërmarrësit kosovar.
Hekuran Batusha nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka folë për lajmi.net dhe tha se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML.
“Ju njoftojme se lidhur me kete rast Prokurori i Shtetit ka dal ne vendin e ngjarjes dhe trupi i pa jetë i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine. Ky rast eshte duke u hetuar si Hetim i vdekjes”, tha ai për lajmi.net.
Në orët e mbrëmjes, institucionet e lartëpërmendura, kanë nxjerrë trupin e viktimës për të bërë ekzaminime të mëtutjeshme të cilat do të tregojnë shkencërisht shkaqet e vdekjes së Kryeziut.
Në orët e mbrëmjes ekipi i lajmi.net ka qëndruar në vendin ku i viktima ka ndërruar jetë.
Ndërsa familjarët nuk kanë pranuar që të flasin për media në lidhje me këtë rast./Lajmi.net