Pamje mahnitëse që tregojnë të shprehurit e dashurisë rreth botës

10 fotografitë që shprehin dashurinë rreth botës.

Fun

08/08/2020 17:47

Tre aplikacionet për fotografi fituan konkursin e fotos që shpreh dashurinë në janar të këtij viti, kjo inkurajoi fotografët të gjejnë dashurinë përmes një fotoje, transmeton lajmi.net.

Një foto e dy personave me një pamje shumë të bukur të natyrës nga Luca Cornago. Cornago bëri këtë foto me bashkëshorten e tij ulur afër një liqeni duke shijuar pamjen e bukur të perëndimit të diellit.

“Një moment i bukur asnjëherë nuk plaket” nga Big Bounyalith. Në Sydney të Australisë, Bounyalith fotografoi një qift në një park lojërash, atë natë ishin karnavalet.

“Dashuria ndaj bananeve” nga Febriansyah Tri Wibowo. Subjekti kryesorë në këtë foto është një nënë në Kendari të Indonezisë që po shet banane që ti sigurojë ushqimin fëmijëve.

“Puthja e zogjve” nga Dikye Ariani. “Është ë vërtetë që dashuria është rreth nesh” ka thënë Ariani përmes një foto të dy zogjve që po putheshin. Fotografia u bë në Jakarta të Indonezisë.

“Vëllezërit” nga Kallyan Kundu. Kundu përdori ngjyrat bardh dhe zi në fotografinë e dy vëllezërve, ku njeri e bart ne shpinë tjetrin. Kjo fotografi u bë në Khulna, Bangladesh.

“Zonjusha e maceve” nga Austin Wu. Po vizitoj manastirin kur papritur pashë një zonjë që po kujdesej për mace me plot dashuri.

“Deltebre” nga Jonatan Rius. Kjo fotografi e ëmbël e bërë nga Rius nëBali, Indonesi tregon dashurinë e një qifti që po shijojnë puthjen gjatë një luhatje.

“Qenushët” nga Anne. Në Düsseldorf të Gjermanisë fotografi kapi momentet më të bukura të dy qenushëve që ishin shokë.

“Të biesh në dashuri” nga Swann Lynn Htet. Në fotografi vërehet dashuria e qiftit që po mbajnë duart dhe po shijojnë perëndimin e diellit.

“Dashuria e familjes” nga Adeel Chishti. Kjo fotografi tregon dashurinë e vërtetë të tri motrave. Fotografia ishtë bërë në Kasur, Pakistan. /Lajmi.net/