Pamje/ Gjithçka gati për dasmën e modeles Marigona Krasniqi dhe boksierit Robin Krasniqi

Sezoni veror në kuadër të dasmave të showbizit sonte nis me dasmën e modeles Marigona Krasniqi si dhe boksierit, Robin Krasniqi.

ShowBiz

09/05/2022 19:36

Marigona dhe Robini kanë vendosur që dasmën e tyre ta mbajnë në Kosovë, ndërsa tashmë përgatitjet kanë përfunduar të gjitha.

Lajmi.net sjell pamje ekskluzive nga dasma e dyshes, të cilët pas disa muajsh do të bëhen edhe prindër për herë të parë.

Marigona njihet ndër vite si pjesë e modelizmit në Kosovë dhe më larg, ndërsa Robini si boksier mjaftë i njohur, sidomos në Kosovë dhe Gjermani.

Sonte do të mund të shihni edhe pamje të tjera nga dasma e dyshes, që padyshim pritet të jetë një nga dasmat më të komentuara të vitit.

E për pamjen e bukur që mori ambienti i dasmës janë përkujdesur më të mirët, saktësisht ekipi i Grand Decor, të cilët mundësuan që ky ambient të duket edhe më madhështor./Lajmi.net/