Pamje ekskluzive nga veriu: Policia po bastis gjithçka që ka lidhje me Milan Radojicic
Pamje të tjera nga veriu: Policia po bastis gjithçka që ka lidhje me Milan Radojicic Tashmë Policia e Kosovës ndodhet në pjesën veriore të vendit. Lajmi.net mëson se momentalisht po bastiset shtëpia ku besohet se jeton nënkryetari i Listës Serbë, Milan Radojçiq. Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka nisur një aksion i madh i…

Lajme
Pamje të tjera nga veriu: Policia po bastis gjithçka që ka lidhje me Milan Radojicic
Tashmë Policia e Kosovës ndodhet në pjesën veriore të vendit.
Lajmi.net mëson se momentalisht po bastiset shtëpia ku besohet se jeton nënkryetari i Listës Serbë, Milan Radojçiq.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka nisur një aksion i madh i forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Ky aksion i Policisë së Kosovës ka për synim kontrollimin dhe sekuestrimin e disa prej pronave të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Ndërkohë situatë në pjesën veriore të vendit është e qetë përkundër aksionit nga ana e Policisë së Kosovës.
Lajmi.net po qëndron në atë pjesë dhe do të ju sjellë detaje lidhur me këtë aksion nga ana e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/