Pamje- Albin Kurti shkon në Mitrovicë për të festu bashk me Faton Pecin- pak në shi e pak në tollovi

Pasi festoi me Valon Prebrezën në Fushë-Kosovë e me Halil Thaçin në Obiliq, kreu i Vetëvendosjes shkoi drejt jugut të Mitrovicës për të festuar bashkë me përkrahësit e tanimë fituesin e zgjedhjeve atje, Faton Peci. Kurti është parë në mesin e shumë qytetarëve të cilët u mblodhën sonte për të festuar. Në një moment Kurti…

Lajme

09/11/2025 23:14

Pasi festoi me Valon Prebrezën në Fushë-Kosovë e me Halil Thaçin në Obiliq, kreu i Vetëvendosjes shkoi drejt jugut të Mitrovicës për të festuar bashkë me përkrahësit e tanimë fituesin e zgjedhjeve atje, Faton Peci.

Kurti është parë në mesin e shumë qytetarëve të cilët u mblodhën sonte për të festuar.

Në një moment Kurti largon edhe setrën si shkak i tollovisë së krijuar, derisa Armend Muja bërtet që të mos shtyhen e të presin.

Pas kësaj, dikush bënte fotografi me të parin e VV-së, e ai bashkë me Faton Pecin çonin përshëndetje nga larg për përkrahësit.

Madje Kurtit iu vendos edhe një plis, e nga euforia e festës në disa momente nuk merrej vesh as çfarë po ndodhte.

Numër i madh i njerëzve u mblodhën për të festuar fitoren e Faton Pecit, me 53.53%./Lajmi.net/