Pallati i defekteve, që as Gjykata Kushtetuese nuk e do (Video)
Punonjësit e prokurorive dhe gjykatave, të akomoduar në Pallatin e Drejtësisë, paralajmërojnë se do të ndërpresin punën për shkak të kushteve të rënda të punës.

Lajme
Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, ka thënë për Tribuna Channel se janë të detyruar që ta ndërpresin punën, ngase shumë punëtorë po përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve jo të mira.
Ibrahimi tha se gjendja me të cilën po përballen punonjësit në këtë objekt është e tmerrshme, meqë detyrohen shumë shpesh të dalin jashtë pasi hapësira ka mungesë të madhe të oksigjenit.
