Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën

Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifikimin e liderit të saj, Albin Kurti, nga PZAP-ja.

Lajme

26/01/2021 21:21

Pallaska, tha se Vetëvendosje, qëllimisht nuk është duke dashur të qeveris me vendin, në mënyrë që të shkaktojë zemërim sa më të madh të qytetarëve, që të krijojnë vetviktimizim të pafund.

Pallaska, më tutje tha se Albin Kurti me ambicien e tij për pushtet, dhe apetite, është i njëjtë me diktatorin shqiptar, Enver Hoxha.

“Në kuptim të ambicies është i njëjtë me Enver Hoxhen, apetiti i tij për pushtet është i ngjashëm me të gjithë diktatorët”, tha Pallaska.

“Vetëvendosje s’don me qeveris, ata pas asaj fitore, do të jenë në kërkim të një incidenti të radhës, duke dashur ta rrisin zemërimin e qytetarëve, dhe duke e përdorur atë zemërim, që të rrisin votat, me këtë kurs, këta po synojnë ta rrënojnë rendin kushtetues dhe demokratik të vendit”, u shpreh Pallaska në Rubikon.