Shtyrja e vendimit final nga Specialja për 4-shen e UÇK-së, reagon PDK: Ky proces i stërzgjatur e ka humbur kuptimin e drejtësisë, thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reflektojnë
Partia Demokratike e Kosovës ka dal me reagim në lidhje me raportimet se është shtyrë për 20 korrik vendimi për 4-shën e UÇK-së që po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale. PDK e ka quajtur të pajustifikueshme dhe një dëshmi e radhës të këtij procesi të stërzgjatur që e ka humbur kuptimin e drejtësisë, transmeton…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka dal me reagim në lidhje me raportimet se është shtyrë për 20 korrik vendimi për 4-shën e UÇK-së që po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale.
PDK e ka quajtur të pajustifikueshme dhe një dëshmi e radhës të këtij procesi të stërzgjatur që e ka humbur kuptimin e drejtësisë, transmeton lajmi.net.
“PDK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Komunikata e plotë:
PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor në Hagë në padrejtësi të institucionalizuar
Prishtinë, 6 maj 2026 – Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo vonesë e pajustifikueshme është një dëshmi e radhës e këtij procesi të stërzgjatur, i cili e ka humbur kuptimin e drejtësisë dhe është shndërruar në një proces të ndikuar nga kalkulimet politike.
Shtyrja e fundit është një goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej rreth pesë vitesh e gjysmë po mbahen në paraburgim, duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur të imponuar përmes vonesave të përsëritura.
PDK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.
PDK mbetet e palëkundur në bindjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme, i cili do të mundësojë rikthimin e tyre në Kosovë./lajmi.net/