“Të nderuar borxhlinj” , KRU “Prishtinë” i lut qytetarët të paguajnë faturat: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, iu ka rikujtuar qytetarëve që t’i paguajnë faturat dhe borxhet e tyre. Ata kanë thënë se “ka ardhur koha t’i mbyllin hesapet e vjetra dhe të jetë shpirti rehat”, shkruan lajmi.net. “Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo…

Lajme

06/05/2026 10:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, iu ka rikujtuar qytetarëve që t’i paguajnë faturat dhe borxhet e tyre.

Ata kanë thënë se “ka ardhur koha t’i mbyllin hesapet e vjetra dhe të jetë shpirti rehat”, shkruan lajmi.net.

“Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa ma shpejt. Mos e leni nesër atë që mundeni me pagu sot, se nesër vjen me kujtesë ma t’fortë”, ka shkruar KRU “Prishtina”.

Ata kanë thënë se “pagesa e borxheve sjell fytyrë t’bardhë, gjumë t’rehatshëm, marrëdhënie t’mira, shpëtim prej mesazheve t’papritura”

“Afati: Sa ma shpejt, aq ma mirë”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: