Palatova mirëpret Costan: Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më shpejtë të jetë e mundur

Shefja në detyrë e zyrs së BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka mirëpritur në Kosovë Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan. Ajo është shprehur e nderuar pasi ka mirëpritur Costan para takimeve të tij me përfaqësuesit institucional dhe politikë të Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor që ka thënë se do të mbahet…

Lajme

03/06/2026 11:46

Shefja në detyrë e zyrs së BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka mirëpritur në Kosovë Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan.

Ajo është shprehur e nderuar pasi ka mirëpritur Costan para takimeve të tij me përfaqësuesit institucional dhe politikë të Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor që ka thënë se do të mbahet këtë javë.

“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Palatova.

Costa ka ardhur sot në Kosovë në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka filluar takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun ndërsa më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe liderët e partive politike. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: