Pakalu Papito, heroi i rrjeteve sociale

Pakalu Papito është bërë shumë shpejtë ‘mbret’ i internetit, për shkak të postimeve qesharake që ai i bën në rrjete sociale, veçanërisht në Twitter.

Fun

17/06/2015 17:24

Njihuni me Pakalu Papito-n, heroin e rrjeteve sociale të cilin e njohin pothuajse të gjithë përdoruesit aktiv të rrjeteve sociale.

Pakalu kishte fituar simpatinë e njerëzve në internet për shkak të një cicërime në Twitter disa vite më parë, por kohët e fundit ai është rikthyer përsëri fuqishëm duke mbledhur kështu 855,000 ndjekës në Twitter.

Pyetja e vërtetë është, kush është ai? Askush nuk e ka idenë. Por, për këtë person po flasin pothuajse tërë njerëzit nëpër botë që përdorin rrjetet sociale, transmeton Lajmi.net.

Disa thonë se ai mund të jetë një person me fotografi dhe emër të rrejshëm, disa thonë se ai është një indian që jeton në Indi, por asgjë nuk është e sigurt.

Vetëm shikoni disa prej postimeve ‘më të mira’ të tij dhe kuptojeni se çka mund të prodhojë mendja e tij: