“Pak ta ka bo” – Nasim Haradinaj i del në mbështetje Armend Zemajt pas incidentit të djeshëm

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka mbështetur deputetin Armend Zemaj për incidentin e djeshëm. Haradinaj e ka kritikuar qytetarin për veprimin e tij. “Pak ta ka bo përgjigjen e ke mar qfare e ke kerku…!! Doren ja lumsha!”, thuhet në një koment të Haradinajt në Facebook. Deputeti Zemaj e kishte goditur pasditen 24…

Lajme

25/10/2025 16:31

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka mbështetur deputetin Armend Zemaj për incidentin e djeshëm.

Haradinaj e ka kritikuar qytetarin për veprimin e tij.

“Pak ta ka bo përgjigjen e ke mar qfare e ke kerku…!! Doren ja lumsha!”, thuhet në një koment të Haradinajt në Facebook.

Deputeti Zemaj e kishte goditur pasditen 24 tetorit një qytetar në sheshin e Prishtinës.

Ai kishte kërkuar falje për gjestin, duke thënë se do t’i shërbej si vetëdijsim për të ardhmen.