Pak kohë pas ndarjes, Taylor Swift me të dashur të ri (FOTO)
Vetëm pak javë pas ndarjes nga Calvin Harris, Taylor Swift tashmë është në një lidhje të re!
ShowBiz
Taylor Swift dhe aktori i njohur Tom Hiddleston janë parë duke mbajtur duart dhe duke u puthur gjatë një dite të kaluar bashkë në ‘Rhode Island’.
Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi është bërë e ditur se Taylor Swift dhe Clavin Harris kanë ndërprerë lidhjen e tyre 15-muajshe, përcjellë lajmi.net.
Swift dhe Hiddleston janë takuar në MET Gala derisa ajo ishte ende në lidhje me Harris, dhe ky takim është kapur dhe në kamera, pasi ata të dy kanë vallëzuar shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Thuhet se Calvin Harris është shumë ‘i tërbuar’ me faktin se ajo e ka kaluar fazën e ndarjes kaq shpejt./lajmi.net









