Pajisje për punën në teren: Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada britanike

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar donacion me pajisje për punë policore në teren nga ambasada e Britanisë. Nga PK-ja, janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizimit dhe punës. Komunikata e plotë: Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi me…

Lajme

24/01/2025 19:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar donacion me pajisje për punë policore në teren nga ambasada e Britanisë.

Nga PK-ja, janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizimit dhe punës.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi me datë 24.01.2025 ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë i cili përmban pajisje për punë policore në teren si në vijim:

 

  • 1 (një) pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€,

 

  • 2 (dy) detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€,

 

  • 68 bateri dore ndriquese,

 

  • 75 zmadhues për dokumente,

280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe

 

  • 100 zmadhues për dokumente.

 

Me këtë rast gjatë pranimit të këtij donacioni drejtori i departamentit për kufi ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.

 

Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës.