Pajisja që lanë trupin e njerëzve, sikurse veturat në autolarje

Matti Paaso nga Helsinki i Finlandës, ka krijuar një makinë të zgjuar për pastrim, që rrotullon brushën për të larë trupin e njeriut, ndërsa ka edhe butonin për ndalim emergjent.

Fun

19/05/2019 19:02

Inventori 70-vjeçar ndërtoi katër makinë të tilla, që kushtojnë nga 4,300 funte, të cilat pretendon se do t’ju ndihmojnë atyre që kanë probleme në lëvizje dhe atyre që janë të shtrirë në spital, transmeton Telegrafi.

“Kur po hulumtoja në internet, nuk gjeja asnjë shembull të ngjashëm, andaj fillova të krijoj vet” ka thënë Paaso.

Në strukturën e brendshme në makinës, që lanë trupin sikurse pastrohen vveturat në autolarje, janë dy motorë, që e vënë në funksion dhe e kontrollojnë brushën e vënë në pozitën vertikale.

Kur shfrytëzuesi dëshiron ta ndalojë, vetëm shtypë butonin për emergjenca dhe brusha ndalon brenda disa sekondave.

YouTube player