Paisja që mbushë baterinë e celularit për 30 sekonda
StoreDot sot zbuloi prototipin e saj për mbushje të baterive në konferencën Think Next të Microsoft në Tel Aviv. Kompania tregoi se teknologjia e tyre mund të përdoret për të mbushur plotësisht një bateri boshe të Samsung Galaxy S4 në vetëm 30 sekonda – një kohë jashtëzakonisht e shkurtër në një kohë kur mbushësit e…
Auto & Tek
StoreDot sot zbuloi prototipin e saj për mbushje të baterive në konferencën Think Next të Microsoft në Tel Aviv.
Kompania tregoi se teknologjia e tyre mund të përdoret për të mbushur plotësisht një bateri boshe të Samsung Galaxy S4 në vetëm 30 sekonda – një kohë jashtëzakonisht e shkurtër në një kohë kur mbushësit e baterive marrin shumë orë derisa ta plotësojnë jetën e baterisë.
Bazuar në videon e shfaqur, kompania nuk ka përdorur valët wireless për teknologjinë e saj.
Në fakt, ngarkuesi i kompanisë aktualisht është i një madhësie mesatare të një ngarkuesi për laptop. Kur lidhet me baterinë e celularit, ngarkuesi përshpejton lëvizjet dhe në mënyrë dramatike redukton kohën e ngarkimit, thotë StoreDot.
Pavarësisht nga shfaqja e tij, ky mbushës nuk do të jetë akoma i gatshëm për të gjithë paisjet.
Ai për momentin është i gatshëm vetëm për Galaxy S4, por StoreDot është duke shpresuar për të punuar në lansimin e mbushësit edhe për celularët e tjerë.
Kompania shpreson që të prodhojë mbushësin për të gjithë paisjet në vitin 2016.