Paguani për çdo minutë që rrini

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni komod në kafene, duke lexuar, punuar apo duke hulumtuar në uebfaqes, ndërsa më pas e kuptoni se i keni kaluar dy orë? Nga tash e tutje, ju do të keni më shumë kujdes dhe do të jeni më i ‘shpejtë’. ‘Ziferblat’ është kafeneja e parë në Britaninë e…

Lifestyle

20/01/2014 17:05

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni komod në kafene, duke lexuar, punuar apo duke hulumtuar në uebfaqes, ndërsa më pas e kuptoni se i keni kaluar dy orë?

Nga tash e tutje, ju do të keni më shumë kujdes dhe do të jeni më i ‘shpejtë’. ‘Ziferblat’ është kafeneja e parë në Britaninë e Madhe, përkatësisht në Londër (338 Old Street), që duhet të paguani për çdo minutë që do të qëndroni aty.

Në njërën prej kafeneve zinxhir ruse, do të gjeni gjithçka lirë, përpos kohës që do ta kaloni aty. Çmimi është 3 penny (cent) për minutë. Ziferblat nënkupton orë ruse apo gjermane.

Ideja është që kur të futeni në kafene ta merrni një orë me alarm dhe ta lëshoni atë porsa të uleni dhe ta kurdisni për aq minuta sa dëshironi të qëndroni aty.

Në kafene nuk është kufizuar koha normale, e as maksimale. Aty mund të gjeni edhe ushqime të ndryshme si biskota, fruta e perime, apo ta përgatisni ushqimin tuaj në kuzhinë.

Gjithashtu, mund ta përgatisni edhe kafenë vetë, me ndihmën e makinës profesionale, apo ta bëni për dikë tjetër. Aty gjithashtu gjendet një piano, një ide që mund të shihet si brilante apo e tmerrshme, varësisht se në cilin vend uleni.

‘Ziferblat’ i ka hapur 10 degë në Rusi në dy vjetët e fundit dhe tash synon ta zgjerojë idenë në pjesët tjera të botës. Krahas kafeneve të mbushura përplot, kjo kompani ka në pronë edhe hostele e hotele të ndryshme. ‘Coffice’ (kafene dhe zyre). Pronari Ivan Mitin thotë se gjatë muajit të parë të hapjes në Britaninë e Madhe, ata i kanë hequr disa rregulla.

– “Londinezët janë më të përgatitur për një koncept të tillë, ata e kuptojnë idenë e çastit. Është zbavitëse të shohësh njerëz këtu duke i larë enët e tyre. nuk është e obligueshme, por është për t’u vlerësuar. Ata madje i pastrojnë enët e njëri-tjetrit. Është mjaft sociale. Ne mendojmë për mysafirët tanë si për qiramarrës. Të gjithë e ndajnë të njëjtën hapësirë”, deklaroi ai.

Tetë ditë pasi filloi viti 2014, ‘Time Out’ e ka deklaruar tashmë kompaninë Ziferblat si ‘hapjen më të mirë të vitit’. Por, çka po mendoni? A po ju pëlqen ideja? A është çmimi 1,80 funte për orë një vlerë e mirë? A ndiheni më të relaksuar, apo me më shumë presion me orën afër jush?