Paga mesatare në rajon diku 800-900 euro, por Kosova radhitet e fundit
Paga mesatare mujore neto e dërguar për punonjës në gusht në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE-së nga rajoni, ishte 1.324 euro, që është 11,8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Paga mesatare në maj 2024 në Mal të Zi ishte 832 euro, që është 4,9% më…
Lajme
Paga mesatare mujore neto e dërguar për punonjës në gusht në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE-së nga rajoni, ishte 1.324 euro, që është 11,8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Paga mesatare në maj 2024 në Mal të Zi ishte 832 euro, që është 4,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në Serbi, paga mesatare është 96.649 dinarë serbë (824 euro), njoftoi Enti Republikan i Statistikave. Paga mesatare është më e lartë për 14,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Paga mesatare mujore neto e paguar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë muajit gusht të këtij viti është 1.392 marka të konvertueshme ose 708 euro, që është një rënie reale prej 0,8% krahasuar me korrikun e të njëjtit vit.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut tregojnë se paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në gusht 2024, është 41.097 denarë (668 euro).
Kjo do të thotë se paga mesatare neto është 12,9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në vendet e rajonit Kosova ka pagën mesatare më të ulët dhe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, është 570 euro.