Gruda: Nëse LVV premton mbështetje, PDK tërheq kërkesat në Kushtetuese

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton publikisht mbështetjen për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, PDK-ja është e gatshme t’i tërheqë dy kërkesat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese. “Qëndrimi i PDK-së është se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton mbështetjen për këtë projektligj sot, PDK i…

Lajme

21/09/2026 21:08

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton publikisht mbështetjen për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, PDK-ja është e gatshme t’i tërheqë dy kërkesat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese.

“Qëndrimi i PDK-së është se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton mbështetjen për këtë projektligj sot, PDK i tërheq dy kërkesat në Gjykatën Kushtetuese dhe ne vazhdojmë tutje. Nuk shoh asnjë pengesë. E vetmja gjë që na duhet është vullneti politik”, ka deklaruar Gruda ne nje lidhje direkte ne “Debat Plus” me Ermal Pandurin ne TV Dukagjini.

Ai ka thënë se çështja lidhet me historinë e Kosovës dhe se, në rast të një premtimi publik nga LVV-ja, nuk do të kishte pengesë për tërheqjen e lëndëve.

“Kushtetuesja është shkel, do të pranoja me vetëdije për të kaluar këtë ligj. Ligji ka të bëjë me historinë tonë. S’kemi nevojë me tërheq një lëndë që e kemi dorëzuar me fakte e argumente. Nëse kemi premtim publik nga Lëvizja Vetëvendosje, ne e tërheqim dhe nuk është fare problem”, ka thënë ai.

Gruda ka shtuar se, në situatën aktuale, nuk duhet të ketë përplasje për qëndrimet politike të mëhershme.

“Nuk jemi në momente që me mbajt inate për qëndrimet politike për një situatë të caktuar përpara 16 shtatorit”, është shprehur Gruda.