“Unë të dua, ti e din” – rikthehet mesazhi i Thaçit në natën e gjashtë të protestave në Prishtinë

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe sonte, sheshi është mbushur me protestues, flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në mesin e mesazheve të shfaqura në shesh është rikthyer…

Lajme

21/09/2026 21:21

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe sonte, sheshi është mbushur me protestues, flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e mesazheve të shfaqura në shesh është rikthyer edhe një prej fjalive të njohura të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Unë të dua, ti e din”, shkruhet në një pankartë të vendosur nga protestuesit.

Protesta po zhvillohet në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu”, duke shprehur qëndrimet e tyre lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale. /Lajmi.net/