Pacolli: Vendimi i GJND-së vulosi legjitimitetin e pavarësisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacoll ka përkujtuar 9-vjetorin e vendimit të GJND-së.

Lajme

22/07/2019 14:48

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në 9-vjetorin e vendimit të GJND-së tha se i njëjti e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli shtoi se ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë, transmeton lajmi.net.

“Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/