Pacolli: Qeveria të tregojë se ku janë mjetet e Trustit dhe Privatizimit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregojë se ku janë paratë e trustit dhe të privatizimit.

Lajme

01/02/2016 23:12

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore ai ka qenë i vetmi që nuk ka premtuar që përmes parave të bazuara në fondet e trustit dhe privatizimit do të hapë vende të reja pune.

Pacolli kërkon nga koalicioni qeverisës të tregoj se ku sot këto fonde./lajmi.net

Postimi i Pacollit në Facebook:

Çka po bëhet me paratë e Trustit dhe të Privatizimit?

Atëherë, gjatë fushatës zgjedhore, kur disa liderë partiakë joshnin votuesit me premtime, gjoja se do të formonin fonde për punësim, duke u bazuar në mjetet e trustit pensional dhe në ato pak mjete të grumbulluara nga privatizimi i pasurisë së Kosovës, unë isha i vetmi që mundohesha me iu sqaru qytetarëve se premtime të tilla janë vetëm mashtrim dhe se një gjë e tillë nuk është e realizueshme për shkak të mungesës së padronatit mbi ato mjete.

Nga ana tjetër, unë jam tejet i shqetësuar me fatin e mjeteve të trustit, duke ditur se mjetet e trustit sot janë të investuara në shumë kompani botërore, të cilave nuk u shkojnë punët mirë, për shkak të krizës globale.

Mjafton të shihet rënia e lirë e bursave nëpër kryeqytetet financiare dhe çdo gjë është e qartë se efekti kolateral i kësaj krize ka prekur me të madhe edhe paranë e qytetarëve të Kosovës, të investuar pa kritere dhe me hamendje. Kështu ka ndodhur edhe me paratë e privatizimit.

Është interesante se Qeveria jonë heshtë para një fakti të tillë, nga mungesa e atraktivitetit biznesor,mungesa e ideve, mungesa e aftësive manaxheriale etj.

Tregojuni popullit çka po bëhet me mjetet e tyre, ju lutem!!!