Pacolli premton teleferik për Pejën

Kandidati për kryeministër i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka siguruar qytetarët e Pejës se me qeverisjen e partisë së tij asnjë prej tyre më nuk do të ketë frikë të jetojë në qytetin e vet.

Lajme

29/05/2014 19:52

Të enjten në hapjen e fushatës në këtë komunë, kreu i AKR-së tha pejanët nuk do të kenë më as frikë për të mbijetuar, as frikë për sigurinë e tyre, por konkurrencë në bizneset e tyre dhe vende të mjaftueshme pune.

“Siguria në komunën e juaj më nuk do të përmendet me qeverisjen e AKR-së. Ju do të mendoni vetëm për një jetë më të mirë, do të mendoni për turizmin që do të lulëzojë në komunën e juaj. Në vend të frikës ne do të investojmë në zhvillimin ekonomik të komunës tuaj”, ka thënë Pacolli.

Pacolli para pejanëve foli për projektin e teleferikut dhe skijimit dimëror, si dhe për projektin për bashkim ekonomik me Shqipërinë.

Kandidati për deputet i AKR-së, Naim Maloku foli për aspektin e sigurisë.

\”Neve na nevojitet siguria. Nuk guxon qytetari i Kosovës të frikësohet në vendin e vet. Ketë gjendje do ta përmirësojmë\”, ka premtuar Maloku.