Pacolli pranoi kopjet e kredencialeve të ambasadores së re të Kroacisë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadoren e re të Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Lajme

18/09/2019 12:40

Në fillim të takimit ministri i uroi detyrën e re Ambasadores dhe shprehu pritje të sinqerta se marrëdhëniet e zhvilluara dhe të larta të deritanishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë do të vazhdojnë në të ardhmen me dinamikë të përforcuar.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve. ​

Edhe Ambasadorja Barisiç nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. /Lajmi.net/