Pacolli në takim me Thaçin dhe Erdoganin: Partneriteti ynë do të jetë më i fuqishëm

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot bashkë me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, janë takuar me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Lajme

20/09/2020 15:44

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka deklaruar se ata zhvilluan një takim të shkëlqyeshëm.

Postimi i plotë: 

Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm. /Lajmi.net/