Pacolli merr vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka marrë një vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë. Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka marrë një vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që janë jashtë funksionit dhe dëmtojnë ekosistemin ujor.
“Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha. Lumenjtë e lirë janë më të shëndetshëm për natyrën dhe më të sigurtë për qytetarët!”, ka njoftuar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: