Pacolli-Lekajt: Nuk e keni qare pa e ratifiku demarkacionin sot

(I plotësuar)- Pas përplasjes verbale në mes ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe atij të Infrastrukturës, Pal Lekaj, lajmi.net ka mësuar se konfrontimi ka ndodhur për shkak votimit të demarkacionit.

Lajme

22/02/2018 12:49

Gjatë diskutimit, Pacolli i ka thënë Lekajt se ‘nuk e keni qare pa e kry sot’, duke iu referuar ratifikimit të demarkacionit.

Pse u përplasen verbalisht në Kuvend, Pacolli dhe Lekaj?

Ministri i Punëve të Jashmte, Behgjet Pacolli dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj duket se kanë pasur një konfrontim në mes vete.

Përderisa po pritet që të nisë seanca për demarkacionin, Pacolli është ngritur nga vendi i tij dhe është afruar te Lekaj ku kanë diskutuar me tone të larta mes vete, raporton lajmi.net.

Detajet e këtij diskutimi nuk dihen.

Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin e cila ishte paraparë të fillonte në orën 11:00 ende nuk ka nisur./Lajmi.net/