Haxhiu opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka pyetur partitë opozitare pse e kanë dërguar Ligjin për byronë në Gjykatë Kushtetuese nëse vërtet janë për luftimin e korrupsionit. Haxhiu tha se Ligji për byronë kur e sheh se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të hyrat e thërret me…

Lajme

02/05/2024 14:04

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka pyetur partitë opozitare pse e kanë dërguar Ligjin për byronë në Gjykatë Kushtetuese nëse vërtet janë për luftimin e korrupsionit.

Haxhiu tha se Ligji për byronë kur e sheh se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të hyrat e thërret me justifiku pasurinë se ku e ka marr.

“Veç një pyetje e kam nëse përnjëmend…unë dyshoj, kam dyshime shumë, por nëse përnjëmend mendoni se duhet me u luftu korrupsionin pse e dërguat Ligjin për byronë në Gjykatë Kushtetuese.

Sepse Ligji për byronë kur e sheh se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat e thërret me justifiku pasurinë ku e marr… Sepse ne e dimë, ju kemi njohtë edhe para lufte, ju kemi njohtë gjatë luftës e ju njohim edhe tash… milionerë nuk qenë, e jeni bërë milionerë vetëm duke qenë në qeveri”, tha Haxhiu.