Pacolli: Ka vullnet për heqjen e vizave, sidomos nga gjermanët

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke raportuar para Komisionit për Integrim Evropian.

Lajme

23/04/2019 12:53

Ai tha se tani është në dorën e shteteve të Bashkimit Evropian që të vendoset për liberalizimin e vizave.

“Përgjegjësia për liberalizimin e vizave i mbetet tash vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Pacolli, raporton Klan Kosova.

Pacolli tregoi edhe se cilat shtete mbështesin më shumë liberalizimin e vizave.

“Kam takuar homologun gjerman Heiko Mass katër here brenda pak muajsh dhe ka vullnet për heqjen e vizave sidomos nga gjermanët “.

“Franca ia atribuon krejt telashet që i bëjnë shqiptarët atje, shqiptarëve të Kosovës”.

“Holanda është e pandryshueshme. Ministri holandez na dëgjon kur flasim për liberalizimin e vizave, por vetëm dëgjon dhe nuk reagon”.

Pacolli tha se viti 2019 është vendimtar për heqjen e vizave.