Pacolli: 11 shtatori një ditë që ndryshoi botën për keq
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë.
Lajme
Postimi i Pacollit në Facebook:
Sot, i kujtojmë sulmet e 11 shtatorit në vendin mik, SHBA. Një ditë që ndryshoi botën për keq. Kosova sot është pjesë e luftës kundër terrorizmit. Nga më shumë se 2600 të vdekur, për fat të keq, kishte edhe viktima me origjinë shqiptare. Le t’i kujtojmë një ditë si kjo.