Pa pikë turpi- Dikur ministre e Drejtësisë, por tani Albulena Haxhiu “pëlqen” postimin ku Matoshi tallej me përdhunimet në burgje
Një burrë është dhunuar nga tre burra të tjerë në burgun e Dubravës para dy ditëve. Policia dhe Prokuroria e Pejës njoftuan se dhunimi i këtij burri që fillimisht u rrah fizikisht e më pas edhe u dhunua seksualisht ndodhi pikërisht brenda burgut të Dubravës. “Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre…
Lajme
Një burrë është dhunuar nga tre burra të tjerë në burgun e Dubravës para dy ditëve.
Policia dhe Prokuroria e Pejës njoftuan se dhunimi i këtij burri që fillimisht u rrah fizikisht e më pas edhe u dhunua seksualisht ndodhi pikërisht brenda burgut të Dubravës.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është iniciuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të japim më shumë informata”, thanë nga Prokuroria e Pejës.
Kjo ngjarje ngjalli edhe më tepër shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi tani për tani.
Por lënë anash këtë, shqetësuese vazhdojnë të jenë edhe rastet e shumta të krimeve në vend e gjithçka tjetër që lidhet me sigurinë.
Por pikërisht gjatë këtyre ditëve një status krejtësisht skandaloz e bëri deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ku tërthorazi fliste pikërisht për dhunimet në burgje- duke iu referuar Milaim Zekës, pas raportimeve mbi dosjen e Fatmir Shehollit tanimë i akuzuar për spiunazh.
E në mesin e njerëzve të cilët pëlqyen statusin në fjalë është edhe u.d presidentja e vendit, e cila deri vonë ushtroi postin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu e cila shpesh herë vizitoi edhe qendrat korrektuese në Kosovë, e fliste për kushte më të mira në to për të burgosurit siç duket nuk merakoset fare në fakt për përqeshjen që u bëhet atyre.
Madje Haxhiu në mandatin e saj si ministre ka realizuar vizita në qendra të ndryshme, si në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan (përfshirë qendrën për femra dhe të mitur), për të monitoruar kushtet dhe aktivitetet e riintegrimit, transmeton lajmi.net.
Postimi i Matoshit përmbante gjuhë të papërshtatshme dhe tejet fyese, ku ndër të tjerash “shko çoja naj sapun”, paraqet një zhargon tallës dhe përçmues ndaj përdhunimeve që ndodhin në burgje.
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
Ani u lajmëru edhe Milaim Zeka. Nejse Mialimit nuk ia kthej se e di që o merzitshëm. S’po ka me kon me pi kafe prej që ia kanë lidhë Fatmir Shehollin .Milo, shko vizitoje çoja naj sapun se e di që o ka t’mungon” – duke iu drejtuar ish-deputetit, Milaim Zeka./Lajmi.net/
