Ozil: Wenger më ka ndihmuar të përmirësohem

Mesut Ozil, e ka shprehur admirimin e tij për Arsene Wenger dhe ka thënë se francezi ka qenë njeriu kryesor që e ka shtyrë atë të nënshkruajë me Arsenalin.

Sport

15/09/2015 17:36

Ozil ka deklaruar se puna e Wengerit me të, ka qenë çelësi i formës së mirë nëpër të cilën ka kaluar ai kohëve të fundit.

“E falënderojë atë për paraqitjet e mira në fushë”, ka thënë Ozil.

Ai ka përvojë dhe në vitet e kaluara e kemi parë teksa ka zhvilluar disa top lojtarë. Unë shkojë shumë mirë me të dhe ai më beson mua. I jam falenderues atij për këtë dhe të jeshë i vlerësuar nga një trajneri si ai do të thotë shumë”.