Ozil, Ramsey? Jo, Giroud

Mesut Ozil ishte përforcimi kryesor i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimit në klub nga Real Madrid për gati 50 milionë euro. Ylli gjerman ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të parë me gjigantin londinez, që kryeson në Premierligë. Ai së bashku me mesfushorin në formë të shkëlqyeshme, Aaron Ramsey janë përmendur si…

Sport

25/11/2013 12:50

Mesut Ozil ishte përforcimi kryesor i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimit në klub nga Real Madrid për gati 50 milionë euro.

Ylli gjerman ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të parë me gjigantin londinez, që kryeson në Premierligë. Ai së bashku me mesfushorin në formë të shkëlqyeshme, Aaron Ramsey janë përmendur si më meritorët për rezultatet pozitive të skuadrës së menaxherit Arsene Wenger.

Mirëpo, mesfushori Jack Wilshere e përmend kontributin e dikujt tjetër si katalizator të suksesit të deritashëm të ekipit. “Olivier ka shkëlqyer, sidomos nga fillimi i këtij sezoni kur të gjithë thoshin se Suarez do të vijë për t’ia zënë vendin”, deklaroi Wilshere.

Ai është punëtor i madh, ka luajtur pothuajse në çdo ndeshje por është i pandalshëm. Ai ka fizik të mrekullueshëm dhe shpresoj të jetë në gjendje të vazhdojë kështu”, u shpreh ai.

Giroud realizoi dy herë për fitoren 2:0 ndaj Southamptonit të shtunën që e ngriti Arsenalin në katër pikë epërsi ndaj Liverpoolit dhe Chelseas në krye të Premierligës.