Ozil? Nuk mjafton

Pavarësisht shpenzimit të rreth 50 milionë eurosh për transferimin e Mesut Ozil, tifozët e Arsenalit i kanë bërë thirrje klubit të vazhdojë të investojë në afatet e ardhshme kalimtare. Mesfushori turk u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të gjigantit londinez kur erdhi në Emirates Stadium në ditën e fundit të afatit kalimtar të…

Sport

24/09/2013 18:15

Pavarësisht shpenzimit të rreth 50 milionë eurosh për transferimin e Mesut Ozil, tifozët e Arsenalit i kanë bërë thirrje klubit të vazhdojë të investojë në afatet e ardhshme kalimtare.

Mesfushori turk u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të gjigantit londinez kur erdhi në Emirates Stadium në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Real Madrid.

Ozil ka shkëlqyer në paraqitet e para për Arsenalin ku edhe pse ende nuk ka shënuar gol, ai ka bërë asistime vendimtare që i kanë ndihmuar skuadrës të fitojë ndeshje të njëpasnjëshme dhe aktualisht kryeson në Premierligë, pas pesë xhirosh.

Por, sipas Arsenal Supporters’ Trust, menaxheri Arsene Wenger duhet t’i ketë edhe 80 milionë funte në dispozicion në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Presidenti i Arsenalit, Sir Chips Keswick e përshkroi transferimin e Ozilit si: “Një prej futbollistëve më të mirë në botë”, por theksoi se klubi do të vazhdojë të jetë i kujdesshëm në treg.