OVL-UÇK reagon në lidhje me 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon ofendimin e dëshmorëve
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq për 24 hektarët që i janë dhënë Manastirit të Deçanit, e që ka thënë se i janë dhënë “për hatër të tij”. Sipas OVL-UÇK-së, kjo deklaratë”tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq për 24 hektarët që i janë dhënë Manastirit të Deçanit, e që ka thënë se i janë dhënë “për hatër të tij”.
Sipas OVL-UÇK-së, kjo deklaratë”tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës”.
“Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale. Po ashtu, edhe tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon shkeljen e dinjitetit dhe ofendimin e sakrificës së popullit shqiptar dhe të rënëve për liri”, thuhet në këtë reagim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: