OVL-UÇK publikon një video të veçantë: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka vazhduar thirrjet për protestën e sotme, e cila pritet të nis në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në profilin e saj në “Facebook”, kjo organizatë ka shpërndarë një video ku tregohen qëllimet e kësaj proteste. Në këtë video shfaqet parulla se “UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë”. Po…

Lajme

07/08/2025 09:57

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka vazhduar thirrjet për protestën e sotme, e cila pritet të nis në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, kjo organizatë ka shpërndarë një video ku tregohen qëllimet e kësaj proteste.

Në këtë video shfaqet parulla se “UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë”.

Po ashtu në këtë video shfaqen edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, në kuadër të procesit të speciales./Lajmi.net/