OVL-UÇK: Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare – Asnjë vendim nuk mund të njollosë ata që luftuan për liri

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. OVL në reagimin e tyre hodhën poshtë këtë dënim dhe thanë se ky aktgjyk godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje, transmeton lajmi.net. “UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale.…

Lajme

16/09/2026 12:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.

OVL në reagimin e tyre hodhën poshtë këtë dënim dhe thanë se ky aktgjyk godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje, transmeton lajmi.net.

“UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë.”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës.
UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë.
Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak.
Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë./lajmi.net/