Fisnik Ismaili pas dënimeve në Hagë: UÇK-në s’e ka shkelë vetëm kjo gjykatë, sot e varrosët të vetmen histori suksesi të Kosovës
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar UÇK-ja ndër vite, duke thënë se ajo nuk është “shkelë” vetëm nga Gjykata Speciale. “UÇK-në s’e ka shkelë vetëm kjo gjykatë.…
Lajme
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar UÇK-ja ndër vite, duke thënë se ajo nuk është “shkelë” vetëm nga Gjykata Speciale.
“UÇK-në s’e ka shkelë vetëm kjo gjykatë. E ka shkelë një pjesë e mirë e këtij populli me vjet, në heshtje, me një inat që nuk shpjegohet, shpesh tuj i thurrë lavde publikisht, e tuj ia ba gropën kah ka mujtë”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës sot jetojnë në shtetin e tyre falë luftës së UÇK-së.
“Sot jeni këtu falë kësaj ushtrie. Sot e varrosët një të vetmen histori suksesi që e pati kjo Kosovë e mjerë”, ka shkruar ai.
Në fund, Ismaili ka bërë një deklaratë të fortë për mënyrën se si, sipas tij, shqiptarët e trajtojnë suksesin.
“Sepse shqiptari krejt t’i fal, veç suksesin jo”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/