OVL-UÇK kundërshton Ministrinë e Mbrojtjes: Ftesa për pjesëmarrje konsiderohet e papranueshme
Pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër. Sipas OVL-UÇK-së, ftesa e dërguar për pjesëmarrje ka karakter urdhërues dhe është e papranueshme, duke theksuar…
Lajme
Pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër.
Sipas OVL-UÇK-së, ftesa e dërguar për pjesëmarrje ka karakter urdhërues dhe është e papranueshme, duke theksuar se kategoritë e dala nga lufta nuk janë vartës të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese.
Megjithatë, organizata ka njoftuar se ka themeluar Këshillin e vet përfaqësues dhe do të vazhdojë të organizojë aktivitete që nderojnë dinjitetin dhe rëndësinë historike të Epopesë së UÇK-së, pavarësisht tensioneve me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndryshe, ministria reagoi gjatë ditës pas deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, për mosftesën në Këshillin Shtetëror. Sipas saj, deklaratat e Sylës janë të pasakta dhe të pabazuara, duke mohuar pretendimet e organizatës. /Lajmi.net/