OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Prekaz, bashkë me ta ishte kryetari i dorëhequr nga AAK, Ramush Haradinaj. Përmes një njoftimi në facebook thanë se u përkulen sakrificës së familjes Jashari. Njoftimi i plotë: Komandant, sot erdhëm të përkulemi para sakrificës suaj dhe të familjes suaj. Në mbarë vendin u…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Prekaz, bashkë me ta ishte kryetari i dorëhequr nga AAK, Ramush Haradinaj.
Përmes një njoftimi në facebook thanë se u përkulen sakrificës së familjes Jashari.
Njoftimi i plotë:
Komandant, sot erdhëm të përkulemi para sakrificës suaj dhe të familjes suaj.
Në mbarë vendin u nderuan edhe ushtarët e tu që të janë bashkuar në përjetësi.
Sa herë vijmë te ti, ne ushtarët e tu rikonfirmojmë amanetin tënd, që për ne është bërë betim: ta duam Atdheun ashtu siç e deshe ti.
Lavdi!