Osmani: Zbulimi i varrezës masive në Kalludër është rikujtim se Serbia ende nuk ka hequr dorë nga synimet për të na zhdukur
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me varrezat masive që ende i fsheh Serbia. Ajo ka thënë se Serbia fle mbi varreza masive, dhe i përsërit ende krimet duke i fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1 mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë,…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me varrezat masive që ende i fsheh Serbia.
Ajo ka thënë se Serbia fle mbi varreza masive, dhe i përsërit ende krimet duke i fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1 mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përderisa familjet e tyre jetojnë me dhimbje,
“23 intelektualë nga Mitrovica u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe në prill të vitit 1999, duke i lënë familjet e tyre, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën në ankth të përditshëm për 27 vjet. Kontributi i tyre në arsim, shëndetësi e në veprimtari atdhetare do të mbesë gjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Mitrovicës. Zbulimi i varrezës masive në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se gjenden eshtrat e tyre, ndonëse është një lehtësim për familjet, është njëkohësisht një rikujtim i dhimbshëm se ndajmë një kufi prej afro qindra kilometrash me një fqinj që ende nuk ka hequr dorë nga synimet e tij për të na zhdukur”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se përballë një rreziku të tillë, dhimbjes së vazhdueshme të familjeve të Kosovës që ende kërkojë vendndodhjen e më të dashurve të tyre dhe përballë një armiku që ende fle mbi varrezat masive të fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, asnjë dallim mes nesh nuk duhet të ketë rëndësi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: